Loading…
Komisionerja e BE’së: Të gjitha kriteret janë plotësuar për vizat, por nuk është proces i lehtë
  • 12/10/2018 | 10:42

...

Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, ka thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për procesin e liberalizimit të vizave.


“Kosova ka punuar shumë për të fituar liberalizimin e vizave dhe mund të iu urojmë për të gjitha këto. Është e rëndësishme të vazhdohet me dialog me të gjitha shtetet që të merret vendimi sa më shpejt”.

“Të gjitha kriteret janë plotësuar, por nuk është proces i lehtë. E keni këtë potencial dhe është e rëndësishme që të vazhdoni. Liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për ju dhe vazhdoni të punoni brenda vendit tuaj”, tha ajo gjatë një konference për shtyp pas takimit me takim me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, ministrin për Inovacion Besim Beqaj dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

Ajo ka thënë poashtu Kosova mund të jetë një nga partnerët kyç që ta përdor teknologjinë si një motor të ekonomisë.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka falënderuar komisioneren për të gjithë kontributin e saj dhënë për Kosovën.

“Si një politikane evropiane ka qenë përkrahëse për Kosovën. Sot e kemi në Prishtinë me një qëllim tjetër, qëllimi i saj është që ta promovojë në Kosovë inovacionin e teknologjisë. Sot biseduam se si mund të ketë një bashkëpunim me të mirë mes vete për teknologjinë dhe inovacionin. Kemi biseduar edhe për atë që të ulet tarifa e roamingut për vendet e rajonit”, tha ai.

Sa i përket liberalizimit të vizave Hoxhaj ka thënë se në fund të vitit do të shihet se a është fer Evropa në raport me Kosovën.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë