Loading…
Komisioni për demarkacion reagon pas deklaratës së Ambasadës Amerikane
  • 14/11/2017 | 19:28

...

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi ka raportuar dje para Komisionit për Integrime Evropiane, ku ka paraqitur të gjeturat e komisionit.


Bulliqi dje ka thënë se nuk ka dilemë që vija kufitare me Malin e Zi në versionin e kaluar është bërë keq, shkruan Indeksonline.

Të gjeturat e Bulliqit së bashku me Florim Isufin dhe anëtarët tjerë të komisionit sot i ka komentuar Ambasada e SHBA-ve, e cila në një reagim për media ka  thënë se pohimet e komisionit të prezantuara dje janë të pabazuara, çorientuese dhe të gabueshme.

“Marrëveshja ekzistuese pasqyron një proces të saktë të përcaktimit të kufirit, të konfirmuar nga komisioni shtetëror i Kosovës dhe ekspertë të shumtë të njohur ndërkombëtarisht. Në vitin 2015 Departamenti i Shtetit konfirmoi se marrëveshja origjinale saktësisht pasqyronte vijën kufitare që ka ekzistuar mes Kosovës dhe Malit të Zi që nga viti 1974. Që nga atëherë nuk kanë dalë fakte që do ta vënin në dyshim atë vendim. Vënia në dyshim e marrëveshjes dhe zvarritja e procesit të ratifikimit kërcënojnë marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj dhe me BE-në, dhe e lënë Kosovën dhe qytetarët e saj të izoluar” thuhet ndër të tjerash në deklaratën e ambasadës”, ka vlerësuar ambasada e SHBA-ve.

Për këtë deklaratë të ambasadës së SHBA-ve, në një prononcim për Indeksonline anëtari i Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, Florim Isufi ka dhënë qëndrimin e tij.

Ai ka theksuar se dje në komision nuk u raportua por u diskutua për të gjeturat e komisionit të kaluar për shënjimin e vijës kufitare.

“Nuk e kam parë çka ka thënë ambasada prandaj nuk po mund të them asgjë. Ka gabime shumë përmbajtjesore raporti i kaluar, së pari askush nuk ka dhënë akoma raport për kufirin, ne dje vetëm diskutuam. Raportin nuk e kemi përfunduar akoma, kur ta përfundojmë ai do të mund të vlerësohet nga të tjerët”, ka thënë Isufi.

Ai e përsëriti disa herë se dje vetëm u diskutua për problemet e raportit apo dokumenteve që i ka dorëzuar komisioni i mëparshëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë