Loading…
Komitetit Olimpik i Shqipërisë me mesazh prekës për Vokrrin
  • 12/06/2018 | 18:59

...

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar me në krye presidentin Viron Bizhani, përmes një telegram ngushëllimi të dërguar për Komitetin Olimpik të Kosovës, ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit mbarëshqiptar, Fadil Vokrri.

Vokrri ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe nënpresident i Komitetit Olimpik të Kosovës. Legjenda Vokrri ndërroi jetë në mëngjesin e 9 qershorit 2018, pas një sulmi në zemër.

Telegram ngushëllimi i dërguar nga KOKSH

Të nderuar

“Në emër të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar më lejoni të ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për ndarjen nga jeta të Zv Presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Fadil Vokrri. Ikja e tij e parakohshme nga kjo botë na pikëlloi të gjithëve veçmas ne që e njohëm dhe punuam me të, ndërsa do të mbetemi me trashëgiminë e jashtëzakonshme të legjendës së futbollit dhe sportit në përgjithësi, ku me përkushtimin dhe talentin e tij e ngriti futbollin e Kosovës në një tjetër nivel.

Madhështinë që kishte si lojtar, Fadil Vokrri e vazhdoi edhe si drejtues në një periudhë tjetër të rëndësishme të futbollit të Kosovës, siç ishte pranimi në UEFA e FIFA, në cilësinë e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Fadil Vokrrit, jemi të sigurt që emri dhe kujtimi i tij do të mbijetojë gjatë ndër vite duke frymëzuar edhe brezat e rinj.

Me respekt,
Viron Bizhani                                                    Stavri Bello
President                                                          Sekretar i përgjithshëm

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë