Loading…
Komondanti i shquar ilir që përmendet te ‘Princi’ i Makiavielit
  • 27/07/2018 | 17:29

...

Nga filozofia e Makiavelit, një pjesë e madhe e pushteteve autoritare janë ndikuar. Filozofia e tij, sikurse ai vetë thotë në letrën që shoqëron të parin dorëshkrim të “Princit”, është njohja e veprimeve të njerëzve të fuqishëm, të cilën e kam mësuar nëpërmjet përvojës së këtyre viteve dhe studimit të botës antike.


Makiavelizmi, më tepër se një rrymë filozofike, mund të shihet si një rezyme rregullash të dala nga mënyra se si njerëz të fuqishëm u sollën me pushtetin që patën.

Po të shohim fjalorin e sotshëm të gjuhës italiane, makiavelizmi është termi i përdorur për të treguar përfitimin e pamëshirshëm dhe hileqar, veçanërisht në politikë, ndërsa makiavelik është mbiemër i frymëzuar nga princat që nxjerrin në pah dinakërinë dhe mungesën e çdo lloj skrupulli në marrëdhëniet politike dhe shoqërore.

Të dy këto terma, sikurse lehtësisht mund të kuptohet, e kanë prejardhjen nga Makiaveli, autori i disa shkrimeve e studimeve ku më thelëbsori dhe më i njohur është dhurata që i bëri Të Madhërishmit Lorenco de Mediçi, libri/studimi që më pas u botua nën titullin “Princi”.

Në këtë libër, sikurse citova pak më lart, ai tregon gjithë eksperiencat e pushtetarëve të fuqishëm, duke filluar qysh me ata biblikët sikurse është Moisiu, ata mitologjikët sikurse është Romuli e deri te ata historikët si Aleksandri i Madh.

Përkrah tyre, si një formë që duhet cituar për suksesin e arritur, përmendet edhe Pirroja, mbreti i Epirit dhe Molosisë me prejardhje nga fisi ilir i epiriotëve.

Makiaveli e vendos Pirron përballë Aleksadrit të Madh ku për këtë të fundit thotë se ja doli ta mbajë jo me shumë vështirësi pushtetin e tij mbi Azi, ndryshe nga Pirroja i Epirit i cili, ndoshta jo për faj të tij sa për kulturën e popujve që pushtoi, e pati më të vështirë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë