Loading…
Kompania gjermane Continental e hapi qendrën në Serbi, rroga minimale 850 euro
  • 07/03/2018 | 19:32

...

Kompania e njohur gjermane për prodhimin e gomave, frenave dhe pjesëve të tjera të mjeteve transportuese, e ka hapur të mërkurën Qendrën për Hulumtim dhe Zhvillim në qytetin e Novi Sadit në Serbi.


Kompania e cila tashmë ka një fabrikë në qytetin e Suboticës, do të punësojë rreth 500 persona në këtë qendër, ndërsa rroga minimale do të jetë 850 euro, e shkon deri në 2500 euro.

I pranishëm me rastin e hapjes së qendrës, presidenti serb Aleksandar Vucic ka thënë se kjo investimi është “i nivelit të lartë”, me paga dukshëm mbi nivelin e pagave në Serbi.

Në të do të punësohen 100 inxhinierë dhe gjithsej 500 punëtorë.

“Na duhen edhe më shumë hapësira në mënyrë që të mund të i përgjigjemi nevojave bashkëkohore dhe të plotësojmë këto standarde të larta”, ka thënë Vucic në fjalën e rastit.

Kohë më parë në tregun serb ka hyrë edhe një gjigant tjetër i automobilave, kompania gjermane Mercedes. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë