Loading…
Komuna e Podujevës harxhoi 6 mijë euro për 3 muaj në telefonata
  • 26/05/2018 | 23:04

...

Shpenzimet e larta për vend e pa vend tash e një kohë e përcjellin pothuajse çdo komunë të Kosovës. E së fundmi, veç për telefonata dhe vetëm për 3 muaj, komuna e Podujevës ka shpenzuar 6 mijë euro!

Është bërë traditë, që telefonat zyrtarë të shfrytëzohen maksimum. Madje, shpesh herë edhe jashtë obligimeve të punës. Ata që më së shumti shpenzojnë, janë ata persona të cilët punojnë në institucione publike.

Valës së harxhimeve të larta për pak muaj është edhe Komuna e Podujevës. E, për vetëm tre muaj komuna e Podujevës ka shpenzuar për telefonata rreth 6 mijë euro.

Drejtori i Drejtorisë për buxhet dhe Financa, Isuf Latifi ka thënë se drejtoritë që më së shumti shpenzojnë janë ajo e arsimit dhe e shëndetësisë. Sipas tij, këto shpenzime janë bërë në kuadër të planifikimeve.

Por pushtetin e kësaj komune po e kritikon opozita. Doruntina Hasani, asamblist nga radhët e VV’së në komunën e Podujevës ka thënë se këto shpenzime janë shqetësuese. Megjithëse është kërkuar sqarim lidhur me këtë çështje , ajo tregon se nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Përveç kritikave për shpenzime, Hasani ka akuzuar komunën edhe për mos realizimin e projekteve gjatë kësaj periudhe. Kujtojmë se në shtator të vitit 2017, Komuna e Podujevës miratoi Buxhetin për vitin 2018 prej gati 21 milionë eurosh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë