Loading…
Komuna e Vushtrrisë tregohet e papërgjegjshme: Banorët e dy fshatrave vuajtën mungesën e ujit të pijshëm për dy javë!
  • 09/11/2018 | 10:31

...

Banorët e fshatit Pantinë dhe atij Akrashticë të komunës së Vushtrrisë për dy javë u përballën me mungesë të ujit të pijshëm.


Disa qytetarë e kanë dërguar këtë shqetësim në redaksinë tonë, duke thënë se në këto dy fshatra kishte afro dy javë që kishin ngelur pa ujë dhe komuna nuk po u bënte zgjidhje.

“Në fshatin Pantinë dhe Akrashticë që dy javë nuk ka ujë të pijshëm dhe komuna nuk po bënë asgjë për të zgjidhur këtë problem”, ka thënë një nga qytetarët dje për Metron.

Menaxheri Operativ i Njësisë së Ujësjellësit në Vushtrri, Driton Abazi ka thënë për Gazetën Metro se ka pasur një prishje në gypin magjistral, që i ka lënë këto dy fshatra pa ujë.

I njëjti është shprehur se problemi i ujit në këto dy fshatra është rregulluar dje gjatë ditës.

“Gypi magjistral ka shpërthyer, dje në mesditë është rregulluar dhe është lëshuar uji”, është shprehur ai, duke mos dhënë informacione se pse është dashur kjo periudhë e gjatë për t’u rregulluar.

Por, Gazeta Metro mëson se mungesa e ujit për dy javë, erdhi si pasojë e mungesës së mjeteve të punës për të rregulluar problemin e gypit të larrtpërmendur.

Ndryshe, fshatrat e komunës së Vushtrrisë, jo rrallëherë përballlen me mungesë të ujit, madje me periudha të gjata./Gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 09:09
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë