Loading…
Komuna italiane merr përsipër të paguajë funeralin e 20 vjeçares shqiptare |FOTO
  • 13/06/2018 | 14:51

...

Pas vdekjes tragjike të 20 vjeçares shqiptare, Anxhela Meçani që u vra në Torino të Italisë, komuna e Moncalierit ka marrë përsipër funeralin e vajzës.

Kreu i komunës ka treguar se nëse një vajzë e re e vetme vdes në një spital të Moncalierit, ata do të marrin përsipër funeralin.

“Nëse një vajzë e re vetëm 20-vjeçe vdes e vetme në një spital të Moncalierit, ne jemi të gatshëm për të marrë përsipër funeralin, në qoftë se autoritetet nuk kanë rënë akoma në gjurmë të të afërmve të vajzës dhe pa dashur të ndërhyjmë në asnjë mënyrë me hetimet në vazhdim”, ka thënë kreu i Komunës, Paolo Montagno.

Anxhela Meçani kishte vetëm një muaj e gjysmë që ishte shpërngulur në Torino. Vrasja e saj mbetet ende mister, edhe pse mediat italiane kanë shkruar se një dëshmitar e ka njoftuar policinë për ngjarjen, pasi ka thënë se e ka parë atë që dikush e ka hedhur nga një veturë në lëvizje.

“La Repubblica” shkruan se dyshohet që vajza e re merrej me prostitucion.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë