Loading…
Konceptet madhështore të veturave sportive që nuk u prodhuan kurrë (Foto)
  • 14/06/2017 | 09:54

...

Dizajnerët e industrisë së veturave janë gjithnjë në kërkim të risive në format e automjeteve, në mënyrë që klientëve t’u ofrohet një gamë e gjerë zgjedhjesh për nevojat dhe qejfet e tyre.


Kjo vlen sidomos për industrinë e veturave sportive. Markat e njohura si Ferrari e Lamborghini u kanë ofruar gjithnjë klientëve dizajne superluksoze, gjithnjë duke  e pasur parasysh edhe të ardhmen.

Më poshtë i kemi paraqitur disa modele të dizajneve të veturave të cilat ishin menduar se do të prodhoheshin, por që kurrë nuk gjetën rrugën për të dalë në treg.

 

Citroën Karin kishte debutuar në panairin e veturave ‘Paris Motor Show’ më 1980.

Italianët kishin projektuar një Lamborghini ekstravagant në vitet e 80-ta. Ky është koncepti për Lamborghini Athon.

Lancia donte të hynte në tregun e superveturave dekada më herët. Ky është modeli Bertone Stratos më 1970.

Japonezët njihen për prodhimin e veturave të qëndrueshme, por jo të atyre sportive. Por, më 1979, japonezët paraqitën konceptin e modelit Insomnia, që kurrë nuk e pa ‘dritën’.

Maserati ka traditë dekadëshe me veturat ekstravagante. Ky është modeli i vitit 1972 i quajtur Boomerang.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë