Loading…
Konfirmohen negociatat: Benzema drejt Italisë
  • 21/07/2018 | 18:25

...

Karim Benzema është duke e shqyrtuar mundësinë që të largohet nga Real Madridi dhe të vazhdojë karrierën në Serie A, gjegjësisht te Milani, transmeton Gazeta Metro.

Gianluca Di Marzio raporton që përfaqësuesit e Benzemas janë takuar me krerët e klubit kuq e zi. Përkundër mohimeve, agjenti Ludovic Fatizzo ka thënë për këtë medium që takimi ka ndodhur.

“Është e vërtetë, jam takuar me drejtorët e Milanit bashkë me agjentët e Benzemas, por nuk mund të them më shumë”, tha Fatizzo, i njohur në futbollin italian si lehtësues marrëveshjesh të biznesit në futboll.

Më herët ishte raportuar që Real Madridi është i interesuar që ta rinovojë komplet repartin sulmues të ekipit, kurse më së shumti gjasa për t’u larguar pas Ronaldos ka Benzema. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë