Loading…
Konfirmohet ‘harta qiellore’: Mbi Mitrovicë u shfaq reja me formën e Kosovës |FOTO
  • 14/08/2018 | 11:14

...

Një formë e çuditshme e resë u publikua nga ish-presidenti shqiptar, Bujar Nishani, por menjëherë u ngjallën dyshime për montazhë. Fotografia paraqiste hartën e Kosovës.


Mirëpo, Metro ka siguruar një fotografi tjetër që e konfirmon ‘hartën qiellore’ të Kosovës, shkruan gazetametro.net.

Sipas fotografisë, shihet se ajo është shfaqur afër Mitrovicës, në pjesën ku lidhet Zvecani, Skënderaj dhe Mitrovica.

Metro mëson se kjo hartë është shfaqur pikërisht para tri javësh dhe fotografia e këtij momenti është realizuar nga fshati Stanovc i Vushtrrisë, nga ku duket edhe veriu i Kosovës.

Në Mitrovicë kjo hartë qiellore po cilësohet si mesazh pas diskutimeve për mundësinë e shkëmbimimt të territoreve.

Sidoqoftë, edhe ish-presidenti shqiptar Nishani e konsideroi këtë si ‘dorë e Zotit’ që tregon kufijtë e Kosovës, duke shtuar se duhet të respektohet./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 23:58
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë