Për të ndryshuar diçka në Kosovë, në këtë situatë të re kur është në pyetje ushtria e Kosovës, Serbia duhet t’i bashkohet NATO-s dhe atëherë nëpërmjet partneritetit dhe nxitjes së serbëve për të hyrë në Ushtri të garantojë disi pozitën e serbëve në Kosovë, thotë Dusan Janjic
A janë Hashim Thaçi e Aleksandar Vucic në pat pozicion? A mund ta ndalojë Serbia formimin e Ushtrisë së Kosovës? A mund të arrihet në gjendjen e një konflikti të ngrirë për çka, siç thuhet, ka sinjale nga Beogradi?
Këto e pyetje të ngjashme ua ka shtruar televizioni N1 disa analistëve beogradas, në kontekst të deklaratës së zëvendësit të ndihmës sekretarit të shtetit të ShBA-ve Matthew Palmer, se “Beogradi e Prishtina duhet të shfrytëzojnë mundësinë historike për marrëveshje”.
Dusan Janjicit nga Forumi për marrëdhënie etnike (i Serbisë), thotë se Serbia nuk mund ta suspendojë formimin e ushtrisë së Kosovës, transmeton gazetametro.net.
“Për të ndryshuar diçka në Kosovë, në këtë situatë të re kur është në pyetje ushtria e Kosovës, Serbia duhet t’i bashkohet NATO-s dhe atëherë nëpërmjet partneritetit dhe nxitjes së serbëve për të hyrë në Ushtri të garantojë disi pozitën e serbëve në Kosovë. Mundet, sigurisht, siç është në pyetje kjo njohje-mosnjohje të bëjë aktivitete politike, propaganduese e diplomatike, por objektivisht – nuk mund të suspendojë Ushtrinë e Kosovës”, shpjegon ai, transmeton gazetametro.net.
Se a mund të arrihet në një konflikt të ngrirë, bashkëbiseduesit kanë mendime të kundërta.
“Ky më shumë është konflikt i pazgjidhur se sa konflikt i ngrirë. E konflikt i ngrirë sipas mendimit tim do të ishte sikur të ngjante ndryshim në përbërjen e KFOR-it dhe tërheqjes së KFOR-it, pra NATO-s nga Kosova dhe dhënie kompetencash ushtrisë së ardhme të menduar të Kosovës që të ketë kompetencë ne territor dhe në veri”, mendon Dragan Blagojevic, korrespondent i agjencisë “Beta” në Bruksel.
“Ky tregim me konfliktin e ngrirë, i cili në të vërtetë tërë kohën plasohet qysh nga dialogu i brendshëm, ndërsa tash e përsërit (kryeministrja serbe Ana) Brnabic – është kjo si ajo ‘e frikësoni arushën me shoshë’. Serbia nuk ka kapacitet ta ngrijë gjendjen”, thekson Dusan Janjic.
Bashkëbiseduesit e N1-së shtojnë se çështje kyçe – Asociacioni i komunave serbe është lënë anash. Dhe përkujtojnë se ky ka qenë garancioni kryesor i marrëveshjes dhe e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit./gazetametro.net.