Loading…
Kongresi i FIFA’s mban një minutë heshtje për Fadil Vokrrin
  • 13/06/2018 | 10:28

...

Delegatët e FIFA’s kanë mbajtur një minutë heshtje për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, në kongresin e 68 që po mbahet në Moskë.

Ky kongres ka filluar me një minutë heshtje për kryetarët e federatave që ishin të pranishëm në kongresin e vitit të kaluar, por që kanë vdekur brenda periudhës kohore mes dy kongreseve.

“Do të donim t’i kujtojmë ata që ishin me ne vitin e kaluar dhe fatkeqësisht na kanë lënë. Ngushëllime për familjet dhe të afërmit e tyre dhe do të doja që të mbanim një minutë heshtje në nderim të tyre”, ka thënë Gianni Infantino, kryetar i FIFA-s.

Në punimet e këtij kongresi ishte planifikuar të merrte pjesë edhe ish-kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, së bashku me zëvendëskryetarin, Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu. Vokrri vdiq të shtunën në mëngjes si pasojë e sulmit në zemër.

Në punimet e Kongresit të FIFA-s, Kosova po përfaqësohet nga zëvendëspresidenti Agim Ademi dhe nga menaxheri Bajram Shala, kurse si pikë kryesore e këtij kongresi do të jetë votimi për nikoqirin e Botërorit 2026, e ku janë dy kandidatura, ajo e Marokut dhe kandidatura e përbashkët SHBA-Kanada-Meksikë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë