Loading…
Konjufca ia kthen Hazirit: Po bën propagandë palidhje në emër të Rugovës
  • 23/10/2018 | 21:33

...

Sot nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me Vetëvendosjen, ku arsye për këtë ishte figura e presidentit të ndjerë, Rugova.


Ai ka thënë se për njerëzit në krye të Vetëvendosjes, Rugova ishte kryetradhtari i Kosovës dhe derisa të ndërrojnë qëndrim nuk mund të flitet për mundësinë e një bashkëpunimi mes LDK’së dhe VV’së, transmeton gazetametro.net

Ndaj këtyre deklaratave të Hazirit, ka reaguar Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.
Konjufca ka thënë se Haziri po bën propagandë palidhje në emër të Rugovës dhe së kështu politika nuk bëhet.

“E kisha lutë Lutfi Hazirin mos të bëjë propagandë palidhje me emrin e Ibrahim Rugovës, për ta sulmuar tjetërkënd, se kështu politika nuk bëhet”, ka thënë Konjufca për Insajderi. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë