Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka ironizuar me kryeministrin Ramush Haradinaj, duke thënë se Qeveria e tij dallon nga ajo e mëhershme vetëm për faktin se vrapon më shpejt.
Ai ka vazhduar ta kritikojë Qeverinë, duke thënë se është një qeveri e pazareve, shkruan gazetametro.net.
“Qeveria e sotme dallon nga e mëhershmja, vetëm se vrapon më shpejtë”, ka thënë Konjufca në Kuvend.
Kjo ironi e Konjufcës lidhet me një gjest të çuditshëm të para disa javësh të Haradinajt, i cili kishte vrapuar në mes të sheshit.
Ndërkaq, Konjufca ka vazhduar duke cituar në Kuvend edhe kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci, për një thënie që u bë bujë nëpër media.
“Siç thoshte Ramiz Lladrovci: Ligji është si llastiku. Kjo shkon shumë për Qeverinë, pasi ata veprojnë qysh iu konvenon atyre”, ka vazhduar shefi i grupit parlamentar të VV’së.
Ndërkohë, përplasjet në Kuvend po vazhdojnë të përplasen edhe rreth krijimit të ushtrisë, ku Haradinaj drejtoi gishtin nga LDK, e këta të fundit thanë se nuk është e saktë./gazetametro.net