Loading…
Konjufca kundër Demarkacionit, përmend gazin
  • 20/03/2018 | 16:26

...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, nuk e ka mohuar se mund të hidhet gaz sërish në Kuvendin e Kosovës.


I pyetur se çfarë do të bëjë VV’ja në seancë, ka thënë se do ta vonojnë me fjalime, ndërkohë që ‘nuk jam i sigurt’ ka qenë përgjigjja kur është pyetur për gazin, shkruan gazetametro.net.

‘Kur do të votoj vetëm dy gjëra do t’i kem në mend. Justifikimin e gabimit të Murat Mehës dhe humbjen e territorit. Kështu, për mua është e lehtë të zgjidhet. Do ta pengojmë me fjalime”, ka thënë Konjufca para se të futej në seacnë.

Ndërkohë, ai ka folur edhe për peticionin e sjellur në Kuvend. Konjufca thotë se me to po ia bëjnë me dije kryeministrit se si ka ardhur në pushtet.

Ndryshe, Metro më herët kishte raportuar se VV’ja po e merr në konsideratë edhe gazin lotësjellës për të bllokuar Demarkacionin./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 19/09/2018 | 12:15
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë