Loading…
Konjufca: Molliqaj e goditi Albinin nën brez
  • 14/02/2018 | 21:55

...

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur rreth përçarjeve të mëdha që kanë ndodhur në partinë më të madhe opozitare, duke u ndarë në dy grupe. Në mënyrë specifike ka dhënë një rrëfim për atë sesi ndodhi përçarja e madhe mes Albin Kurtit dhe Dardan Molliqajt.


Sipas Konjufcës përplasja ka nisur kur Kurti e ka kritikuar Dardan Molliqajn që atëherë ishte sekretar organizativ se “organizimi i brendshëm në VV nuk po jepte rezultat të mirë për partinë”.

“Kjo kritikë ka qenë një kritikë të cilën Molliqaj e ka marrë shumë personalisht dhe i ka ngelur hatri, andaj edhe ka filluar ta godas nën brez Albin Kurtin dhe gjithë Lëvizjen”, ka thënë Konjufca në “Rubikon” të KTV-së.

Sipas tij, sulmet e Molliqajt ndaj Kurtit nuk është se kanë ndonjë bazë tjetër konceptuale por vetëm inate me kritikat e Kurtit ndaj punës dhe organizimit të partisë.

Molliqaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit organizativ  në korrik të vitit 2017 disa muaj përpara se të shpërthente skandali brenda Lëvizjes Vetëvendosje që qoi në dorëheqjen e shumë figurave të larta dhe aktivistëve të ndryshëm.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë