Loading…
Konkursi për promovimin e Shqipërisë “Colours of Albania”
  • 13/06/2017 | 19:11

...

Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e konkursit mund të postojnë fotot e tyre deri në datën 15 qershor. Pas mbylljes së konkursit juria e përbërë nga fotografë profesionistë do të përzgjedhë 10 fotot fituese, ku 3 më të mirat do të vlerësohen edhe me çmime.


Ministria e Punëve të Jashtme, për të tretin vit rradhazi, ka çelur konkursin “Colours of Albania”. Synimi i këtij konkursi është promovimi i Shqipërisë në të gjitha format.

“Është një nismë në kuadër të diplomacisë digjitale, e cila këtë vit bëhet në bashkëpunim me Ambasadën e Norvegjisë dhe British Council, një nismë që fton të gjithë qytetarët, shqiptarë dhe të huaj që të bëhen diplomatë digjitale dhe të promovojnë Shqipërinë ashtu siç e shohin ata”, shprehet Donika Hoxha, Drejtore e Diplomacisë Publike, MPJ, shkruan koha jone.

Personazhe të njohur i janë bashkuar nismës promovuese. “Çdo moment i jetës, çdo shijim i saj në Shqipërinë tonë është një moment për t’u fiksuar nga objektivi, qoftë edhe i telekamerës së celularit dhe për t’u postuar në rrjetet sociale me hashtagun “coloursofalbania”, ngjyrat e Shqipërisë. Të vjen mirë kur shikon njerëz të të gjitha moshave që kanë dëshirën e madhe që çdo moment ta përjetësojnë në fotografi e në të njëjtën kohë ta bëjnë këtë duke promovuar çdo gjë të Shqipërisë”, thotë Donika Hoxha.

Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e konkursit mund të postojnë fotot e tyre deri në datën 15 qershor. Pas mbylljes së konkursit juria e përbërë nga fotografë profesionistë do të përzgjedhë 10 fotot fituese, ku 3 më të mirat do të vlerësohen edhe me çmime.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë