Loading…
Korbi është i mençur, mësoni si e përdor ujkun për të arritur te ushqimi
  • 30/08/2017 | 09:18

...

Korbi llogaritet si një prej anëtarëve më inteligjentë të botës shtazore. Shpendi me emrin shkencor ‘Corvus corax’ llogaritet se përdor metoda të ndryshme për të arritur sa më lehtë te ushqimi.


Sipas enciklopedive të ndryshme, korbi përdor shumë mirë instinktin shtazor, në mënyrë që të mbijetojë në zingjirin ushqimor.

Një element shumë interesant që përshkruhet në biologji është mënyra se si korbi përdor ujkun për ta pasur sa më të lehtë qasjen në ushqim.

Në rastet kur një kafshë ka ngordhur dhe është bërë automatikisht ushqim për kafshët tjera, korbi përdor aftësitë e tij për ta thirrur ujkun në vendin ku gjendet mbetja e një kafshe tjetër.

Qëllimi i korbit në këto raste është që ujku me fuqinë e tij e copëton kafshën e ngordhur, duke e bërë shumë të lehtë procesin e të ushqyerit për korbin.

Korbi në përgjithësi llogaritet si kafshë që ka memorie të zhvilluar, prandaj edhe përshtatja në ambiente urbane për këta kafshë ka qenë shumë e lehtë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë