Gratë nga Koreja Veriore të cilave iu pëlqejnë flokët e gjata apo të shkurtra të ndonjë personi të njohur, nuk guxojnë të kërkojnë nga floktari që ta qethë ashtu, sepse do t’i shkelin rregullat.
Qeveria e Koresë së Veriut ka publikuar në ilustrim me 15 modele flokësh për gra dhe meshkuj të cilat mund të kërkojnë nga floktarët, përcjellë gazetametro.net.
Nëpër sallone në gjithë Peninin janë paraqitur ilustrimet me modele të pranueshme, por siç shkruan Daily Mail, asnjëra nuk i ngjanë frizurës së njohur të udhëheqësit Kim Jong Un.
Gratë nga Koreja Veriore të cilave i pëlqejnë flokët e shkurtra apo të gjata të ndonjë personi të njohur, nuk guxojnë të kërkojnë nga floktari që t’i qethë në atë mënyrë, sepse do t’i shkelin rregullat.
Derisa vajzat mund të mbajnë balluke, gërsheta apo karfica në flokë, grave të martuara iu “rekomandohen” flokë të shkurtra ngjashëm me modelin e flokëve të bashkëshortes së Kim’it.
Rregullat vlejnë edhe për meshkujt të cilët duhet të kenë flokët e qethura shkurt në qafë dhe zylyfet e rregulluara. Ata duhet të qethen çdo 15 ditë, dhe gjatësia e fijes nuk guxon të kalojë pesë centimetra.
Siç thekson gazeta, autoritetet në këtë vend aziatik dëshirojnë që qytetarët të mos imitojnë dukjet perëndimore. /gazetametro.net