Loading…
Kosova bleu 366 milionë euro mallra serbe
  • 12/12/2017 | 23:46

...

Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadez, ka përkujtuar se Kosova është treg jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekonominë e Serbisë.


Sipas tij, në periudhën nga janari deri në shtatorin e këtij viti, Serbia në Kosovë ka eksportuar mallra me vlerë 366 milionë euro.

Kjo, është 13 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Në të njëjtën periudhë, ka thënë ai, Kosova nga Serbia ka importuar mallra me vlerë vetëm 23 milionë euro, transmeton Koha.net.

Çadezh i ka thënë këto shifra në takimin me afaristë serbë që është mbajtur në kuadër të dialogut ndërserb për Kosovën.

Gjatë debatit, siç përcjell b92, afaristët serbë kanë theksuar se popullata në Kosovë është mësuar me prodhimet serbe, porse, sipas tyre, ka probleme konkrete që duhet zgjedhur në mënyrë që ato prodhime me kohë të mos largohen nga ky treg shumë i leverdishëm, kanë thënë ata.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë