Loading…
Kosova dënon testet bërthamore të Koresë Veriore
  • 13/09/2017 | 19:35

...

Qeveria e Republikës së Kosovës i vlerëson të papranueshme përpjekjet e Koresë së Veriut për të ndërtuar dhe përdorur programet bërthamore dhe njëkohësisht i cilëson aktivitetet e autoriteteve të Pyongyangut si një rrezik për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në rajon, por edhe në botë, njofton kumtesa nga Kryeministria e vendit, përcjell Gazeta Metro.


Sipas kumtesës, Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se provokimet e Koresë së Veriut ndaj fqinjëve dhe botës demokratike kërcënojnë seriozisht përpjekjet për zgjidhjen paqësore të çështjes bërthamore dhe shkelin ligjet dhe konventat ndërkombëtare.

Në fund të kumtesës theksohet se Qeveria e Republikës së Kosovës rreshtohet përkrahë botës demokratike në dënimin e çdo aktiviteti të paligjshëm dhe kërcënimit të paqes në botë dhe njëkohësisht bën thirrje për përballjen e Koresë së Veriut me sanksionet më të rënda politike e ekonomike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë