Loading…
Kosova dhe Austria nënshkruajnë marrëveshje për projektet për ujë të pijes
  • 27/11/2018 | 19:48

...

Ministri i Financave Bedri Hamza dhe përfaqësuesit e Bankave Unicredit dhe Raiffaisen që veprojnë në emër të Qeverisë së Austrisë, sot nënshkruan katër marrëveshje kredie për financim të projekteve për ujë të pijes dhe trajtim të ujërave të zeza në Kosovë.


Projektet kanë të bëjnë për ndërtimin e skemës për furnizim me ujë në Komunën e Ferizajt në vlerë 5.125 milionë euro, Komunën e Graçanicës në vlerë 5 milionë e 115 mijë e 108 euro, Komunën e Istogut në vlerë 5 milionë e 94 mijë e 246 euro, si dhe trajtimi i ujërave të zeza në komunën e Shtimes, vlera e së cilës është 2 milionë e 385 mijë euro. Gjatës ceremonisë së nënshkrimit ministri Hamza theksoi rëndësinë e nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat përfituese.

Ai gjithashtu tha se me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve plotësohet hapësira për financim e krijuar me marrëveshjen për bashkëpunim financiar me qeverinë austriake. Në anën tjetër, përfaqësuesit e dy bankave falënderuan ministrin Hamza për kontributin e dhënë në përfundimin e suksesshëm të negociatave për finalizimin e këtyre marrëveshjeve duke theksuar kështu përkushtimin që këto projekte të implementohen sa më parë nga katër komunat përfituese.

Ndryshe, muaj më parë nga ky program përfitoi edhe komuna e Podujevës, për të cilën u nënshkrua marrëveshja financiare për financimin e projektit sistemi për mënjanimin e ujërave të zeza.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë