Loading…
Kosova e para në Ballkan për punësim, por vazhdon rehatimi i militantëve
  • 20/03/2018 | 09:25

...

Grupi i Bankës Botërore, një organizim i 5 organizatave të fuqishme ekonomike në botë, ka publikuar Raportin e Trendit të Punësimit në Ballkanin Perëndimor 2018.


Në bazë të këtij raporti, vitin e fundit ndër të gjitha shtetet e regjionit, në Kosovë është shënuar rritja më e madhe në punësim prej 9,2 përqind, megjithëse nuk përcaktohet se cilit sektor i takojnë të punësuarit e rinj, shkruan gazetametro.net.

Pastaj vijnë Serbia (4,2), Mali I Zi (3,4), Shqipëria (3,4), Maqedonia 2,7 dhe Bosnja e Hercegovina me 1,9 përqind rritje të punësimit.

Niveli i papunësisë në krejt regjionin ka rënë nga 18,6 në 16,2 duke arritur rekordin më të ulët ndonjëherë në disa vende.

Lajmin për këtë trend të rritjeve të punësimit e dha edhe këshilltari i ministrit Valdrin Lluka, Ibrahim Rexhepi, që të dy vinë nga AKR’ja.

Por, këto punësime dhe rritje e trendit, nuk po shihen nga të gjithë si pozitive. Mbrëmë u raportua për punësime partiake nëpër ministri, e sidomos në ministrinë që e udhëheq partia e Rexhepi dhe Llukës. Sipas mediave, në Ministrinë e Mjedisit që udhëhiqet nga Albena Reshitaj, po rehatohen militantët partiakë.

Megjithatë, nuk është vetëm ministria e AKR’së. Dyshime për punësime partiake ka pasur edhe për Nisma’n e AAK’në, përfshirë dhe PDK’në, nëpër dikasteret që udhëheqin.

Gjatë viteve të kaluara, vetë institucionet ekonomike kishin alarmuar për rritje të numrit të punëtorëve në institucionet publike, të cilët sipas tyre, po ngarkojnë buxhetin e shtetit dhe po krijojnë vende pune pa efekt në ekonomi.

Sidoqoftë, edhe ky raport që e paraqet Kosovën si kryesuese të trendit të punësimit, është ndërtuar në bazë të dhënave statistikore që kanë ofruar institutet statistikore të shteteve përkatëse veç e veç.

Ndërkohë, Kosova vazhdon të jetë vendi ‘i pakonkurrencë’ më përqindjen më të lartë të papunësisë. ,Papunësia ndër të rinjtë është 37,6 përqind në nivel të regjionit, ndërsa nivelit më të lartë e ka Kosova me mbi 50 përqind të të rinjve të papunë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë