Loading…
Kosova i jep mësim Maltës, spektakël nga ‘Dardanët’
  • 11/10/2018 | 19:49

...

Kosova ka shënuar fitore ndaj Maltës me rezultat 3 me 1, kështu duke u bërë lider me 7 pikë të grumbulluara në grupin D në Ligën e Kombeve.

Benjamin Kololli ishte ai që hapi shifrat i pari në këtë takim, duke shënuar golin e tij të parë në minutën e 30 të pjesës së parë, shkruan gazetametro.net.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi të Kosovës, por me të filluar pjesa e dytë qendërmbrojtësi i Maltës Andrei Agouis, shënoi golin e barazimit në minutën e 50.

Megjithatë Kosova arriti që ta rikthejë epërsinë nëpërmjet qendërsulmuesit Vedat Muriqi, ku shënoi në minutën e 68 të takimit.

Kosova arriti që ta sigurojë fitoren me anë të lojtarit më të dalluar në këtë ndeshje, Benjamin Kololli, ishte ai që e trefshoi rezultatin e këtij takimi dhe shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje./gazetametro.net


Kosova ka arritur që të trefishoj epërsinë ndaj Maltës me golin e Benjamin Kolollit.

I pandalshmi Kololli ka arritur që të shënojë golin e tij të dytë personal gjatë këtij takimi, shkruan gazetametro.net.

Ndërsa në lojë është futur edhe sulmuesi i talentuar Lirim Kastrati./gazetametro.net.


Vedat Muriqi ka arritur që të shënojë golin e epërsisë ndaj Maltës në minutën e 68 të takimit.

Pas një aksioni Muriqi ka arritur që të gjendet më së miri para golit ku me lehtësi shënon për të kaluar Kosovën në epërsi, shkruan gazetametro.net.

Kujtojmë se Vedat Muriqi pati një mori rastesh në pjesën e parë të takimit, por nuk arriti që të shënojë./gazetametro.net


Pas një pauze prej 15 minatave, Malta shënon gol dhe barazon 1-1 me Kosovën, shkruan gazetametro.net.

Në minutën e 50-të Andrei Agouis shënoi për golin e barazimit.


Është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Maltës. Kosova ka arritur të shënojë golin e parë dhe të mbyllë pjesën e parë me epërsi ndaj Maltës, shkruan gazetametro.net.

Goli i Kolollit vjen pas një asisti të bukur nga mesfushori Valon Berisha në minutën e 30 të takimit.

Vlen të përmendet se Kosova është duke dominuar në tërësi takimin ndaj Maltës, gjithashtu atmosferë e jashtëzakonshme po mbizotëron në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ‘Dardanët’./gazetametro.net


Benjamin Kololli ka arritur të shënojë golin e parë në ndeshjen ndaj Maltës.

Kololli pas asistimit nga Valon Berisha, ka arritur me shumë lehtësi ta mposhtë portierin e Maltës, shkruan gazetametro.net.

Tifozët e Kosovës ‘Dardanët’ kanë shpërthyer në festë me shënimin e golit të Kolollit në minutën e 30.


Kosova është duke dominuar takimin ndaj Maltës dhe pas 30 minutave ‘Dardanëve’ u ka munguar vetëm goli, raporton GazetaMetro.

Edon Zhegrova po tregon paraqitje fantastike me depertimet e tij nga ana e djathtë.

Vedat Muriqi kishte rast të mirë për gol në minutën e 21-të por goditja e sulmuesit shtatlartë përfundoi jashtë portës.


Numri 9-të, tashmë simbolizon legjendën e ndjerë të futbollit, Fadil Vokrrin.

Pikërisht në nder të legjendës së futbollit kosovar, që tashmë mban emrin stadiumi në Prishtinë, i gjithë stadiumi në minutën e nëntë të takimit ndaj Maltës kanë duartrokituar për Vokrrin dhe kanë thirrë emrin e tij, shkruan gazetametro.net

Ai ka mbajtur fanellën me numrin 9-të, kaloi nëntë vite në krye të FFK-së, ndërroi jetë me datën 9 qershor, rreth orës 9:30.

 


Ka filluar loja në mes Kosovës dhe Maltës.

Kosova ka filluar ndeshjën e kundër Maltës, vlen të theksohet se atmosferë e jashtëzakonshme po mbizotëron në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga tifozët ‘Dardanët’, shkruan gazetametro.net.

Tashmë është mësuar edhe numri i saktë i tifozëve që gjenden në tribuna. Saktësisht, në tribuna gjenden plot 12,565 tifozë.


Gjithçka gati për të filluar ndeshja mes Kosovës dhe Maltës.

Tanimë gjithçka është gati dhe pritet që lojtarët të dalin në fushë dhe të fillojë loja e shumë pritur për të gjithë tifozët e Kosovës, shkruan gazetametro.net.

Pak para takimit siç mund ta shikoni në fotot e mëposhtme punëtorët e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ po përkujdesen për ujitjen e barit dhe që terreni i fushës mos të ketë ndonjë vështirësi për lojtarët.


 Tifozët e Kosovës ‘Dardanët’ kanë mbërritur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ku edhe kanë filluar përkrahjen e tyre ndaj lojtarëve të Kosovës.

Atmosferë e jashtëzakonshme po mbizotëron në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, janë ‘Dardanët’ ata që po përkrahin lojtarët e Kosovës, shkruan gazetametro.net.

Kujtojmë se ‘Dardanët’ përsëri në minutën e nëntë të këtij takimi do ta kujtojnë përsëri legjendën e futbollit kosovar ‘Fadil Vokrri’ duke duartrokitur në minutën e 9, numër ky që mbante Vokrri në fanellën e tij.


Lojtarët e Kombëtarës së Kosovës dhe atyre të Maltë kanë dalur për të kryer nxemjen e fundit para lojës që do të fillojë në ora 20:45. 

Lojtërat e Kosovës kanë dalur në terrenin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ për të bërë nxemjen e fundit pak para zhvillimit të lojës, shkruan gazetametro.net.

Tek lojtarët po vrehet një disponim i mirë dhe të gatshëm për të marrë tre pikë sot nga Malta.


 Pas Maltës që ka arritur në stadiumin “Fadil Vokrri”, radha është për Kombëtarën e Kosovës.

Futbollistët e Kosovës kanë arritur në stadium, të përcjellur nga Policia e Kosovës ata kanë zbarkuar në stadium duke shikuar terrenin dhe duke u rikthyer më pas në zhveshtore për t’u bërë gati për nxemjen që do ta bëjnë para lojës, shkruan gazetametro.net.

Ndryshe, lojtarët maltezë kanë dalë në fushë për ta shikuar terrenin ku do të luajnë.


Kombëtarja e Kosovës sonte me fillim nga ora 20:45 do ta zhvillojë ndeshjen e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve, e vlefshme për Grupin 3 në Ligën D.

Kosova e fillon mbarë në Ligën e Kombeve, kështu duke barazuar në ndeshjen e parë ndaj Azerbejxhanit dhe duke fituar ndaj Ishujve Faroe me rezultat 2:0 duke u rendituar e para, shkruan gazetametro.net.

Sonte Kosova në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kërkon fitoren e radhës ndaj Maltës, duke kujtuar se Malta nuk gjendet në formën më të mirë të saj duke e bërë Kosovën të jetë favorite në këtë duel.

Formacionet zyrtare tanimë janë publikuar nga të dy përfaqësueset./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë