Loading…
Kosova ia servon një pesëshe në kajmak maltezëve – ‘Dardanët’ s’e lëshojnë kreun e tabelës
  • 17/11/2018 | 19:51

...

Kosova e ka mposhtur në udhëtim Maltën me rezultat të thellë 5-0


Kombëtarja e Kosovë tregoi paraqitjen e saj më të mirë në kuadër të Ligës së Kombeve duke shënuar një fitore të thellë kundër Maltës, raporton GazetaMetro.

Pjesa e parë u mbyllë me rezultat minimal 1-0 me golin e vetëm të shënuar nga Vedat Muriqi.

Në pjesën e dytë Kosova shënoi edhe katër gola tjerë.

Benjamin Kololli 70′, Donis Avidjaj 78′, 80′ dhe Rashica 86′ realizuan për t’ia servuar një pesëshe në kajmak maltezëve.

Pas kësaj fitore Kosova vazhdon të jetë e para në grup tani me pikë, dy më shumë se Azerbajxhani, kombëtare me të cilën do të përballet më 20 nëntor në stadiumin Fadil Vokrri. /GazetaMetro/


Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë