Loading…
Kosova ka paguar 60 milionë euro, vetëm për qira
  • 04/09/2017 | 10:11

...

Nga viti 2007 e deri më tash rreth 60 milionë euro janë shpenzuar për pagesën e qirave për institucionet publike, të cilat nga mbarimi i luftës shfrytëzojnë objektet private.


Pavarësisht se kohë më parë ishte premtuar se për një kohë të shkurtër shteti do të largohet nga objektet private, në realitet ka ndodhur e kundërta, pasi shuma e mjeteve për pagesën e qirave është rritur nga viti në vit.

Vetëm këtë vit janë shpenzuar 3.65 milionë euro, transmeton gazetametro.net, duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave të gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare të MF’së shihet se për qira gjatë vitit 2016 janë shpenzuar 7 milionë e 863 mijë euro, gjatë vitit 2015 janë shpenzuar 7 milionë e 636 mijë euro, gjatë vitit 2014 janë shpenzuar 7 milionë e 923 mijë euro, gjatë vitit 2013 janë shpenzuar 7 milionë e 599 mijë euro, gjatë vitit 2012 janë shpenzuar 6 milionë e 891 mijë euro e derisa në vitin 2011 për këtë qëllim janë shpenzuar hiç më pak se 6 milionë e 400 mijë euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë