Ministri i Financave të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se po shqyrton mundësinë që Kosova të hapë një pikë doganore në Durrës, në mënyrë që vendi të ketë qasje në transportin detar të mallrave.
Gjatë një vizite që po zhvillon në Shqipëri, Hoti, bashkë me homologun e tij nga Shqipëria, Arben Ahmetajn, ka inspektuar vendin ku do të vendosen oficerët doganorë të Kosovës, në mënyrë që të lehtësohet shkëmbimi tregtar mes bizneseve kosovare dhe atyre nga bota. /gazetametro.net