Loading…
Kosova nuk merr pjesë, RTK harxhon mbi 2 mijë euro për ‘Eurovision’
  • 16/04/2017 | 09:06

...

Kosova nuk do të marrë pjesë as këtë vit në festivalin më të madh të muzikës evropiane “Eurovision”, por pavarësisht kësaj Radio Televizioni i Kosovës edhe këtë vit ka paguar për transmetimin e kësaj ngjarje.


RTK-ja ka bërë publike njoftimin për dhënien e kontratës për transmetimit e kësaj gare në RTK 1.

Radio televizioni i Kosovës për transmetimin e kësaj ngjarje do të paguaj shumën prej 2 mijë e 350 euro, ndërkaq nënshkrimi i kësaj kontrate pritët të ndodh me 24 prill të këtij vitit.

“Ne kuadër te programeve argëtuese, RTK ka vendosur qe te pranohet oferta nga ana e EBU , për te drejtat e transmetimit te drejtpërdrejt te këngës se ‘Eurovisionit 2017’,  për nevojat programore te RTK-1-TV”, thuhet në njoftimin e dhënies së kësaj kontrate.

Kosova vazhdon të mos marrë pjesë në “Eurovision” për shkak se siç thuhet zyrtarët e EBU-së nuk është anëtare e Unionit të transmetuesve të Evropës ose anëtare e Këshillit të Evropës.

“Kosova nuk mund të marrë ende pjesë në ‘Eurovision’ ngase nuk është anëtare e EBU-së. Statusi i EBU-së thotë se një anëtar i ri duhet të vijë nga një shtet që është pjesë e ‘Unionit të Telekomunikimit Internacional’, ose duhet të jetë anëtar i Këshillit të Evropës. Kosova nuk është në asnjërën”, thuhet në përgjigjen e EBU-së dhënë për “Telegrafin” ditë më parë.

“Eurovisioni” fillon me 9 maj dhe përfundon me natën finale me 13 maj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë