Loading…
Kosova pas Maqedonisë më e mira në rajon
  • 01/11/2017 | 13:18

...

Raporti i “Doing Business” ka konfirmuar përparim të dukshëm të Kosovës në përmirësimin e ambientit të biznesit, dhe është renditur në vendin e 40 në mes të gjithsej 190 vendeve të botës.


Kosova është vendi i vetëm i Evropës në mes të 10 më të reformuarve gjatë periudhës njëvjeçare për të cilën është dhënë raporti.

Siç theksohet në raportin e Bankës Botërore, Kosova vazhdon të përmirësojë kushtet për biznes me rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit të reformave në mes të institucioneve nëpërmes të grupeve punuese për kushtet e afarizmit, me të cilat ka udhëheq Ministria e tregtisë dhe industrisë (MTI), me përkrahje të Bankës Botërore dhe projektit të USAID’it “Partneriteti për zhvillim”, transmeton gazetametro.net.

Maqedonia është vendi i renditur si më i miri në rajon dhe renditet e 11-ta, Sllovenia si e 37’ta, Mali i Zi renditet i 42-ti, i ndjekur nga Serbia, Kroacia renditet e 51’ta dhe Bosnja dhe Hercegovina renditet e 86’ta.

Kosova ka shënuar përparim në shumë indikatorë, sidomos në themelimin e ndërmarrjeve, aprovimin e kredive dhe në mbylljen e ndërmarrjeve.

Nën kushtet e themelimit të ndërmarrjeve, Kosova ka arrit edhe më tutje përmirësim të procesit të regjistrimit të ndërmarrjeve dhe matjes së efektit gjatë ofrimit të shërbimeve të regjistrimit, derisa me indikatorin e lejimit të kredive pretendohet se është rritur mbrojtja për siguri të kreditorëve në procesin e likuidimit.

Përparimi është arrit edhe në mbyllje të ndërmarrjeve, për shkak të krijimit të kornizës ligjore bashkëkohore për riorganizimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve në bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare. Kjo është arrit me miratimin e Ligjit të ri për Likuidim, të punuar me përkrahjen e programit të USAID’it për përmbarim dhe ligjvënie komerciale.

Kosova prej vitit 2012 ka përparuar për 86 vende në listën e Bankës Botërore “Doing Business” sipas kushteve të afarizmit, duke shënuar zhvillim në të gjitha indikatorë, se sidomos në indikatorin e themelimit të ndërmarrjeve, në të cilin është shënuar kërcimi për 160 vende, dhe kështu, për këtë Kosova është tani në vendin e 10 në botë, lajmëron B92 serb.

Sipas raportit të Bankës Botërore krahas kësaj liste, reformat paraqesin mekanizëm efikas për përafrim më të madh në BE, përmirësim të pushtetit dhe eliminim të mundësisë për korrupsion, si dhe eliminim të pengesave për formalizmin e ekonomisë.

Ministria e tregtisë dhe industrisë, si udhëheqëse e këtij procesi, me përkrahje të partnerëve kyç, siç është Banka Botërore dhe USAID’i, tashmë ka filluar përgatitjet për vazhdim të reformave, dhe që të sigurohet që përparimi i shënuar të ruhet dhe të rritet./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë