Loading…
Kosova përfaqësohet në Bullgari në një konferencë për turizëm
  • 12/02/2018 | 21:00

...

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani në prag të mbajtjes së konferencës së ministrave “Turizmi dhe zhvillimi ekonomik”, që nesër do të mbahet në Sofje të Bullgarisë ka bërë me dije se sot është takuar me ministren e Turizmit të këtij vendi Nikolina Angelkova dhe ministrin e Turizmit të Turqisë, Numan Kurtumlus.


Ministri Hasani është shoqëruar edhe nga Ambasadori i Kosovës në Bullgari Shpend Kallaba.

Pjesë e kësaj konferencë do të jenë ministrat të kësaj fushe nga të gjitha shumë vende të Evropës. Këtë e ka bërë me dije ministri Hasani përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Në prag të mbajtjes së konferencës së ministrave “Turizmi dhe zhvillimi ekonomik” e cila do të mbahet nesër në Sofje të Bullgarisë, sonte takova ministren e Turizmit të këtij vendi Nikolina Angelkova dhe ministrin e Turizmit të Turqisë, Numan Kurtumlus. Në këtë konferencë do të diskutohet për perspektiven ekonomikë të Ballkanit Perëndimor dhe me theks të veçantë për Turizëm.”, ka shkruar ministri Hasani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë