Loading…
Kosova përmes INTERPOL’it i kërkon ndihmë Serbisë për zbardhjen e vrasjes së Ivanovic
  • 19/01/2018 | 21:37

...

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Milan Radojevic ka deklaruar sot se Policia e Kosovës është e hapur për bashkëpunim për të zbardhur rastin e vrasjes së Oliver Ivanovic, dhe për këtë i ka kërkuar ndihmë edhe Serbisë përmes INTERPOL’it, që nëse ka informacione të rëndësishme, të ja dërgojë ato institucioneve të Kosovës.


Ai ka deklaruar në Radio Kosova 2, programin në gjuhën serbe, se Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës në bashkëpunim me INTERPOL’in është e gatshme për shkëmbin informatash me Serbinë, transmeton gazetametro.net

Kjo është deklarata më e re e politikaneve në Kosovë në lidhej me këtë rast, ku ofrohet bashkëpunim me organet serbe për zbardhjen e vrasjes, por vetëm për shkëmbim informatash, e jo në pjesëmarrje gjatë hetimeve sikur që ka kërkuar Beogradi.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj mbrëmë ka thënë se EULEX dhe UNMIK nuk kanë kompetenca të vendosin për pjesëmarrjen e organeve serbe në zbardhjen e vrasjes së Ivanovic.

Haradinaj ka thënë se vetëm Prishtina mund të vendos për këtë, ndërsa ai personalisht nuk ka lëshuar ende asnjë urdhër.

Radojevic ka bërë të ditur se tashmë ka marrë në pyetje disa dëshmitar në lidhje me rastin.

“Momentalisht policia po punon në analizimin e dëshmive dhe materiale të mbledhura në vendin e ngjarjes, gjithashtu po punohet edhe në analizimin detal të videove të marra nga kamerat e sigurisë. MPB është e  gatshme të bashkëpunoj me të gjitha shërbimet që mund të ndihmojnë zbardhjen e këtij rasti. MPB e Kosovës nëpërmjet zyrës së Interpolit në Prishtinë ka dërguar kërkesë në MPB në Serbi për marrjen e informatave të nevojshme që ndihmojnë zbardhjen e këtij krimi”, ka thënë Radojevic. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë