Loading…
Kosova po i shet më shumë mallra Serbisë
  • 03/12/2017 | 21:01

...

Që nga hyrja në fuqi e vendimit të Ministrisë e Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e tarifës prej 4 centësh për importin nga Serbia, importi nga ky shtet krahasuar me periudhën e njëjtë nga vitet e kaluara ka rënë nga 3.8 milionë kg në 800 mijë kg.


Kështu ka thënë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, duke shtuar se ndërkohë Dogana e Kosovës vazhdon të konfiskojë mallrat t ë kontrabanduara.

Krahas importit sipas Stavliecit, këtë vit rritje ka shënuar edhe eksporti.  Interesante sipas tij është se eksporti I produkteve kosovare për në Serbi ka shënuar rritje prej 40 %.

“Rritja e të hyrave tregon se kemi ulje të kontrabandës. Sivjet është një prej viteve më të mira të Doganës. Për momentin që flasim ne kemi mbledhur 1 miliard e 11 milionë euro, do të  thotë të hyra për buxhetin e Kosovës që në krahasim me vitin e kaluar paraqet rritje prej 6.2 perqind”, tha Stavileci për televizionin publik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë