Loading…
Kosova u tërhoq nga aplikimi, por këta 3 kosovarë janë mysafirë në UNESCO
  • 08/11/2017 | 18:15

...

Javë më parë Kosova hoqi dorë nga aplikimi për të siguruar vendin anëtar në Organizatën Ndërkombëtare UNESCO, por megjithatë dikush po e përfaqëson shtetin kosovar.


Janë tre balerinë nga Kosova, pjesë e Trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës, Luljeta Ademi, Sinan Kajtazi dhe Sead Vuniqi, që kanë marrë ftesë nga Rrjeti Evropian për Kulturë, shkruan gazetametro.net.

Balerinët kosovarë, ndonëse si mysafirë, janë shprehur të bindur se kjo prezencë e tyre do të ndikojë në promovimin e Kosovës, veçanërisht në fushën e kulturës.

Ndërkaq, kjo nuk është hera e parë që dikush nga Kosova ftohet të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO’s. Sinan Kajtazi edhe para dy vitesh ishte i ftuar, me ç’rast ishte kosovari i vetëm që merrte pjesë në mbledhjen më të rëndësishme të kësaj organizate.

Asambleja e Përgjithshme, ku po marrin pjesë si mysafirë tre kosovarët, ka nisur më 30 tetor dhe zgjatë deri më 14 nëntor, shkruan Metro.

Në kuadër të kësaj asambleje ishte paraparë edhe shqyrtimi i aplikimit të Kosovës në këtë organizatë, mirëpo siç Metro raportoi javë më parë, shteti hoqi dorë në momentet e fundit pasi nuk kishte votat e nevojshme.

Ndryshe, Kosova kishte aplikuar para dy vitesh për t’u pranuar në UNESCO, por nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme. Megjithkëtë, ani pse Kosova nuk është vend anëtar, kosovarët po përfaqësojnë në një formë shtetin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë