Loading…
Kosova vendi më i varfër në Kosovë, por çdo i 4’ti student është në Ekonomik
  • 11/07/2018 | 15:50

...

Vetëm për dy ditë mijëra studentë kanë aplikuar për pranim në Universitetin e Prishtinës, rreth një mijë e treqind prej tyre kanë aplikuar vetëm në Fakultetin e Filologjisë, në atë Ekonomik si dhe në Fakultetin Juridik. Këtë vit në UP do të pranohen rreth tetë mijë e pesëqind studentë në nivelin bachelor.


Dekani i Fakultetit Ekonomik, But Dedaj, ka thënë për gazetën “Zëri” që këtë vit në këtë fakultet pritet të pranohen 1.963 studentë, ku me korrespodencë do të jenë 650 studentë.

Sipas Dedajt, pritet që edhe këtë vit të ketë mjaft të interesuar, edhe pse është ende herët të flitet për këtë gjë.

“Është ende herët të flitet se a ka rënë numri i të interesuarve. Është dita e dytë, deri më tani kanë marrë 262 aplikime, prandaj presim që të ketë numër sikur edhe viteve të tjera, numri i studentëve është në përputhshmëri me vendimet e Agjencisë së Akreditimit. Para dy vjetëve kemi pasur rreth 300 studentë më shumë”, ka thënë ai.

Sipas tij, është e vështirë të thuhet diçka konkrete se përse ka një numër kaq të madh të të interesuarve, por që ky trend nuk mund të ndryshohet pa një plan strategjik.

“Përafërsisht çdo i katërti student në Kosovë është në drejtimet e ekonomisë. D.m.th. nga 120 mijë studentë sa ka Kosova, diku rreth 30 mijë munden të jenë vetëm në Ekonomik. Ky trend nuk zvogëlohet kaq lehtë. Ky interesim nuk mundet të zvogëlohet brenda një jave. Duhet të jetë plan strategjik i të gjithë shoqërisë”, ka thënë Dedaj.

Sipas tij, ky Fakultet ka mungesë të kushteve për mbarëvajtjen e mësimit, mirëpo Fakulteti assesi nuk duhet të mbyllet.

“Kushtet nuk janë të mira. Ishte dashur të jetë objekt krejtësisht i ri, por pse është ky objekt ne nuk mundemi ta mbyllim. Numri i studentëve duhet të rritet, por duhet të gjenden kushte. Askujt nuk duhet t’i ndalet e drejta e shkollimit. Nuk duhet të ketë fare provim pranues, duhet të pranohen të gjithë dhe selektimi të bëhet në vitin e parë”, ka thënë ai.

Ndërkaq sipas dekanit të Fakultetit Juridik Haxhi Gashit drejtësia vazhdon të mbetet një fushë me interesim të madh për të rinjtë kosovarë.

“Fakulteti Juridik pritet t’i pranojë 800 studentë, sot është dita e dytë e aplikimit dhe shihet se ka një numër të madh të kandidatëve të interesuar, ku numri ka arritur mbi 400 aplikantë, Fakulteti ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për pranimin e studentëve të ri”, ka thënë shkurt Gashi.

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 23:58
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë