Loading…
Kosovarët me vrap për të siguruar makina të vjetra, kanë edhe pak muaj
  • 27/08/2017 | 21:42

...

Katër muaj para hyrjes në fuqi të ligjit për kufizim të importimit të automjeteve deri në 10 vjet të vjetra, ka nisur dyndje e madhe e importit të automjeteve të përdorura.


Nga 1 janari e deri më 22 gusht, numri i veturave të importuara është 16 mijë e 885, me ç’rast në llogarinë e shtetit kanë hyrë rreth 18 milionë euro.

Bazuar në listë, numri më i madh i automjeteve të importuara vjen nga kompanitë prodhuese gjermane, të përcjella nga ato franceze. Njohësit e zhvillimeve ekonomike nuk u besojnë arsyeve të nxjerra nga qeveria për të bërë ligjin e ri, ndërsa besojnë fort se ekzekutivi do të shtojë taksat për t’i mbuluar humbjet.

Ligji për importin e automjeteve është ndryshuar disa herë, varësisht prej nevojave që qeveria i ka pasur për të mbushur më së lehti buxhetin e vendit me para. Fillimisht u lejua të importoheshin automjete deri në 8 vjet të vjetra, pastaj më 2011 u shtua deri në 13 vjet, për t’u hequr i tëri tash e disa vjet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë