Loading…
Kosovari Asdren Zhubi, lançon aplikacionin Rekit në Londër
  • 04/09/2018 | 17:33

...

Kosovari i cili jeton në Londër, Asdren Zhubi, ka krijuar një aplikacion të quajtur Rekit, transmeton gazetametro.net


Asdreni, krijues i Rekit, beson se bota e internetit është e mbushur me plot faqe që na tregojnë neve sa çfarë duhet të bëjmë apo të blejmë.

Rekit, është e kundërta e kësaj, është një aplikacion i cili bazohet në interesat e komunitetit, i lejon pytetjet apo shpërndarjen personale të rekomandimeve për çdo gjë, prej dadove, kujdestarëve të kafshëve, pastruesëve dhe mësuesëve të jogas, e deri të shkollat, dyqanet dhe serviset tjera.

Aplikacioni është i organizuar në atë mënyrë që ju të gjeni çdo gjë që ju nevojitet, ditë, muaj apo një vit më vone.

Asdren Zhubi, është me prejardhje nga Kosova dhe jeton në Londër prej vitit 1992, ndërsa punon si strateg i marketingut dhe sipërmarrës.

Bashkë me të, në krijimin e aplikacionit ka marrë pjesë edhe David Kausman, doktor dhe strateg i biznesit.

Kompania gjendët në perëndim të Londrës, derisa dyshja e kanë ndërtuar një skuadër me mbi 10 persona  që e kanë dizajnur dhe shpërndarë aplikacionin në Londër dhe Prishtinë.

Ndërsa, qëllimi kryesor i Rekit është t’u ndihmojë njerëzve të bëjnë zgjidhje më të mira dhe të jenë më të kënaqur me atë që bëjnë./gazetametro.net

Ju mund ta shkarkoni aplikacionin në:

IOS: https://itunes.apple.com/…/rekit-recommendati…/id1087385331…

Google Play: https://play.google.com/store/apps/details…

Më të fundit
...
  • 22/09/2018 | 15:10
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë