Loading…
Kosovari i Skenderbeut para ndeshjes me Partizanin godet serbët, bëhet temë në mediat atje
  • 13/10/2017 | 14:13

...

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, dhe i Skenderbeut të Korçës, Bajram Jashanica është bërë temë në mediat serbe, pas një komenti të tij, për ndeshjen me Partizanin e Beogradit që do të luhet në Elbasan të enjten e ardhshme.


Mediat serbe shkruajn se Jashanica ka marrë shumë simpati në Kosovë, për shkak të një komentimi lidhur me ndeshjen me Partizanin, koment të cilin e tha pas ndeshjes me Lushnjen në kampionatin shqiptar, shkruan gazetametro.net.

“Para ndeshjes me Partizanin, ne kemi një ndeshje me Lushnjen në kampionat dhe ne duhet së pari të mendojmë për të. Me kampionin e Serbisë, natyrisht, do të ketë një ndeshje të veçantë. Ne ende mbajmë mend se çfarë kanë bërë serbët në Kosovë”, ka thënë Jashanica.

Ndeshja e parë në raundin e tretë të Ligës së Evropës midis Skënderbeut dhe Partizanit do të luhet të enjten e ardhshme në Elbasan në orën 21:05. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë