Loading…
KQZ: Akoma s’mund të shpallim rezultatet, ka procese
  • 19/06/2017 | 16:45

...

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka sqaruar se të gjithë rezultatet që po publikohen nëpër media rreth deputetëve, nuk janë informacione që kanë dalur nga KQZ’ja.

Për publikimin e rezultateve nga ky komision, ajo ka thënë se ka procese që duhet të kalohen deri në certifikimin e tyre. Ajo ka thënë se sapo të përfundohen proceset, do të shpallen rezultatet zyrtare, shkruan gazetametro.net.

‘KQZ akoma nuk ka shpallur rezultatet, as nuk jemi në proces te certifikimit. Pasi kjo do të vije pas rinumërimit, numërimit të votave me kusht, votave prej listave të personave me nevoja të veçanta’, ka thënë Daka.

Ndërkohë, Burim Hetemaj, koordinator i Qendrës së Numrimit dhe Rezultateve, ka sqaruar procesin e rinumërimin e 115 kutive, për rinumërimin e të cilit u vendos javën e kaluar.

Ai ka thënë se edhe pse procesi veçse është kompletuar, prapë auditori ka gjetur mospërputhje në formularët e rezultateve.

‘Rinumërimi i 115 kutive veçse është kompletuar. Një numër i madh i rezultateve nuk ka mundur ta kalojë auditimit, dhe nuk janë proceduar rezultatet. Arsyet janë të njëjta’, ka thënë ai.

Ndryshe, numërimi i votave po vazhdon akoma, ani pse janë bërë 1 javë nga dita e zgjedhjeve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë