Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të mbajnë konferencë të përbashkët.
Konferenca do të mbahët në selinë e KQZ-së në ora 11:00.
Duke qenë se edhe tre ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve të 22 tetor, këto institucione do të prezantojnë planet e tyre për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në mënyrë të qetë.