Në bazë të të dhënave të KQZ-ë, nga 96% të vendvotimeve në 19 komuna, përfshirë edhe komunën e Parteshit, deri në orën 11 kanë pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë 6.90%.
Në zgjedhjet e 22 tetorit, në këtë kohë patën votuar 8.78%. Këto të dhëna, i ka dhënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, gjatë një konference për media.
“Duke u mbështetur në informacionet e deritashme nga qendra e vendvotimeve, procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht”, shtoi Elezi.
Ndryshe, 1 milion e 353 mijë e 613 persona kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash që mbahen sot.
Të gjithë këta mund të votojnë në 19 komuna që nga ora 7:00 e mëngjesit deri në ora 19:00 të mbrëmjes në 614 qendra të votimit, me gjithsej 1 mijë e 777 vendvotime.
38 kandidatë o kanë hyrë garës për të fituar primatin e të parit nëpër komunat e tyre, ndërsa në komunën e Perteshit do të bëhet rivotimi për kryetar./gazetametro.net