Loading…
Krahu tjetër konteston fitoren e Kurtit, pjesëmarrja në zgjedhje shumë e vogël
  • 21/01/2018 | 23:14

...

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e brendshme 2018, për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar anëtari i kësaj partie, Nol Nushi i cili që nga fillimi përkrahu Molliqajn.


Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, Nushi ka thënë se është interesante se si ‘krahu i Albinit’ trumbetonin që e kishin organizatën pas, ndërsa shifrat sonte tregojnë ndryshe, shkruan Gazeta Metro.

‘Shifrat nga dalja ne zgjedhje te brendshme po tregojne ndryshe. Me pak se 30%. Kjo motoja e Albinit per transparence nuk po perfillet ne diten e pare te tij si kryetar,’ ka shkruar Nushi.

Ndërsa, Nushi ka drejtuar pyetjen tek Hysen Durmishi dhe Adnan Rrustemi (pjesë e komiisonit zgjedhor), se sa akstivistë kanë dalë në zgjedhje?

Ndryshe, koordinatori i sekretariateve edhe më parë kishte shprehur përkrahje ndaj të ashtuquajturit krahu i Dardan Molliqajt.

Kur Aida Deguti dha dorëheqje, Nushi tha se duhet të kenë turp të gjithë linçuesit.

E titullin ‘linçues’ në Vetëvendosje e kanë marrë përkrahësit e Albin Kurtit, për të cilët foli Visar Ymeri kur bëri të ditur se ai më nuk do të jetë kryetar i partisë./Gazetametro.net

Postimi i tij në facebook:

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë