Loading…
Krasniqi në tryezën e VV’së: S’keni guxim e as interesim për zgjedhje, por vetëm fjalë
  • 25/05/2018 | 12:04

...

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur në tryezën e VV’së, se partia e tij është gati për zgjedhje brenda 45 ditësh. Por sipas tij kjo temë është farse sepse partitë politike s’po kanë guxim e as interesim për zgjedhje, përcjell Gazeta Metro.


Krasniqi i tha Kurtit që nëse duan zgjedhje, le ta nisin mocionin e mosbesimit në Kuvend, dhe pasi t’i bëjnë 61 vota, vendi shkon në zgjedhje.

‘Tema e sotme është farse sepse ju as s’keni guxim e as interesim për zgjedhje. Nëse vërtetë dëshironi zgjedhje, urdhëroni niseni mocionin dhe rrëzojeni Qeverinë nëse mundeni. Atëherë shkojmë në zgjedhje brenda 45 ditësh dhe ne jemi të gatshëm’, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi u tha përfaqësuesve të partive politike që janë të pranishëm në këtë tryezë se Kosova nuk është në krizë.

“Opozita është në krizë dhe po mendoni se krejt vendi është në gjendjen e njëjtë siç janë ata”, tha ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë