Loading…
Krejt çka duhet të dini për ndrydhjen e këmbës dhe shërimin e saj
  • 21/11/2017 | 23:13

...

Çfarë është ndrydhja apo distorcioni i kaviljes?

Ndrydhja është një dëmtim i ligamenteve që mbajnë kaviljen. Cdo ditë ka shumë persona që pësojnë ndrydhje të kaviljes. Ligamentet në pjesën e jashtme të kaviljes janë ato që dëmtohen më shpesh kur këmba gjatë lëvizjes ndrydhëse rrotullohet nga brenda.

Çfarë duhet të bësh nëse pëson një ndrydhje të kaviljes?

Nëse ndrydhja nuk është i rendë, kurimi fillestar është i njëjtë për të gjithë. Metoda që ndiqet përfshin katër masat paraprake: Qetësi, Akull, Shtrëngim, Ngritje lart.

Është e dobishme që kavilja të lidhet me fashë shtrënguese dhe të mbahet në qetësi për 2-3 ditë, mundësisht në pozicion të ngritur. Të vendoset akull për rreth 20 deri 30 minuta çdo orë. Mos e vendosni akullin në kontakt me lëkurën, pasi mund të shkaktojë djegie prej ftohjes. Mbështilleni akullin me një peshqir ose me një pecetë të lagur për të mbrojtur lëkurën.

Konsultohuni me ortopedin në rast se nuk mund te ecësh, ose nëse kavilja nuk përmirësohet brenda disa ditëve shkruan Klinika Balance.

Cilat janë simptomat e një ndrydhjeje të kaviljes?

Kavilja pëson një ënjtje në pjesën e jashtme, poshtë dhe përpara daljes kockore të jashtme të kaviljes. Normalisht, kocka nuk është kaq e fryrë në këtë zonë. Një ndrydhje e lehtë, shkakton dhimbje të vogël, ndërsa një ndrydhje më e rendë mund të pengojë të ecurën.

Si duhet të rehabilitoj kaviljen?

Në rast kur ndrydhja është e lehtë dhe nuk ka nevojë për trajtime të komplikuara si ato kirurgjikale, rehabilitimi mund të fillojë pak ditë pas aksidentit, kur enjtja fillon të përmirësohet. Ka tre objektiva që duhen pasur parasysh për rehabilitim.

Rikuperimi i lëvizjes dhe elasticitetit

Lëvizni me kujdes kaviljen lartë dhe poshtë. Pas 5-7 ditësh, filloni lëvizjet duke e rrotulluar këmbën nga brenda dhe nga jashtë. Për të reduktuar më shpejtë vështirësitë ne lëvizjen e kaviljes mund të kërkoni ndihmën e fizioterapistit për t’ju ndihmuar nëpërmjet terapisë manuale.

Në vazhdim duhet filluar rikuperimi i forcës dhe elasticitetit të muskujve të pulpës. Një mënyrë për ta bërë këtë është duke u mbështetur në mur duke vendosur këmbën e shëndetshme përpara asaj të dëmtuar dhe duke u përkulur përpara me duart në mur duke përkulur këmbën përpara dhe duke mbajtur këmbën e pasme të drejtë me të dyja shputat e mbështetura në dysheme. Përkuluni përpara deri sa të ndjeni një tërheqje të lehtë, dhe qëndroni në këtë pozicion për rreth 10 sekonda. Përsëriteni ushtrimin disa herë.

Rikuperimi i forcës

Sapo të arrini rreth 60-70 për qind të lëvizjeve normale të kaviljes, është e mundur që të filloni ushtrimet për fuqizimin muskulor duke përdorur një fashë gome elastike për rezistencë. Fiksojeni njërin ekstrem të fashës në një objekt siç mund të jetë këmba e një tavoline.

Ekstremin tjetër kalojeni në pjesën e përparme te këmbës. Uluni me gjunjët e përkulur dhe shputat mbi dysheme. Tërhiqeni këmbën anash në fillim nga jashtë dhe më pas nga brenda kundrejt rezistencës së fashës, duke e lëvizur gjurin sa më pak që të jetë e mundur. Kthehuni ngadalë në pozicionin fillestar. Përsëritini ushtrimin disa herë (shih figurën djathtas).

Për të kaluar më tej në ushtrime forcuese më të avancuara si në figurën më poshtë.

Rikuperimi i ekuilibrit

Menjëherë pasi kavilja të ketë rikuperuar lëvizjen dhe forcën, kalohet në rikuperimin e ekuilibrit: duke qëndruar në këmbë dhe duke u mbështetur vetëm mbi këmbën e dëmtuar, me këmbën tjetër të ngritur pak dhe krahët e hapura anash. Ky pozicion duhet mbajtur pa u mbështetur tek këmba e shëndoshë dhe mund të përsëritet disa herë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë