Loading…
Kreu i Listës Serbe: I jemi falenderues Rusisë së Putinit për mbështetjen
  • 14/09/2017 | 11:21

...

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, sot kanë shkuar në Moskë.


Ata, kanë thënë se në Moskë atje takohen me një delegacion të lartë të partisë në pushtet, Rusia Unike dhe mes të tjerash do të bisedojnë edhe për zgjedhjet lokale në Kosovë.

“Lista Serbe i është falënderuese mbështetjes që e merr nga Rusia e Bashkuar e Putinit”, ka thënë Rakic para takimit të sotëm, theksohet në një njoftim të kësaj Liste, raporton Koha.net.

Rakic shtuar se kolegëve rusë do t’ua përcjell falënderimet e serbëve të Kosovës për “gjithçka ka bërë Rusia dhe partia e presidentit Vladimir Putin deri më tani në skenën ndërkombëtare për çështjen e Kosovës”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë