Loading…
Krimineli serb bie nga balkoni e vdes, miqtë thonë se ka qenë i droguar…
  • 09/11/2018 | 12:24

...

Krimineli i dënuar Crni Gruja ka vdekur pasi ka rënë nga balkoni i banesës, në të cilën jetonte

Në qendër të Beogradit ka vdekur Nenad Grujovic, i njohur me nofkën “Crni Gruja” (Gruja i zi), kriminel i dënuar i cili lidhet me grupin kriminal të Dejan Stojanovic Kekas. Mediet serbe kanë bërë të ditur se ai ka rënë nga balkoni i banesës, në të cilën jetonte me dy fëmijë të vegjël dhe bashkëshorten.

E tëra ka ndodhur pardje rreth orës 22, kur Grujovic ka është gjetur i përgjakur dhe në gjendje të rëndë para ndërtesës në qendër të Beogradit. Ka rënë nga 10 metra në trotuar, transmeton gazetametro.net.

Mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë, ndërsa policia nuk ka gjetur shenja dhe nuk beson se dikush e ka shtyrë. Por, miqtë e tij nuk besojnë se është fjala për vetëvrasje.

Një mik i tij, me të cilin i ka kaluar 10 vjet burg, ka thënë se është nën presionin më të madh psiqik ai nuk ka qenë suicidal. Mirëpo, ai mendon se ka mundur të ketë qenë nën ndikimin e narkotikëve.

“Mendoj se ka përdorur narkotikë dhe ka rënë në një trip të keq. Mendoj se është e mundur të ketë pasur halucinacione sikur dikush po e ndjek, ndoshta policia, ndoshta kriminelë të tjerë, dhe për këtë shkak ka dalë në balkon. Është urdhëruar edhe analiza toksikologjike, kështu që besoj se rezultatet do të sqatojën gjithçka”, ka thënë miku i Grujovicit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë