Loading…
‘Krishti’ i Da Vinçit shitet për shifrën rekord prej 450 milionë dollarë
  • 18/11/2017 | 16:14

...

Një pikturë e Krishtit e realizuar nga mjeshtri i Rilindjes, Leonardo da Vinçi është shitur për një shifër rekord prej 450 mln dollarësh në një ankand këtë të mërkurë.


Piktura e cila quhet “Salvator Mundi,” (latinisht), ‘Shpëtimtari i botës’ është një nga më pak se 20 pikturat e Da Vinçit, ekzistenca e të cilave njihet dhe e para e blerë nga një person privat, identiteti i të cilit është mbajtur anonim

Piktura 66 cm e lartë daton rreth viteve 1500 dhe tregon Krishtin të veshur rroba të stilit të Rilindjes, me dorën e djathtë të ngritur duke bekuar, ndërsa dora e tij e majtë mban një sferë kristali. Piktura e cila dikur zotërohej nga mbreti Charles I i Anglisë humbi deri në vitin 1900, kohë kur u gjet nga një koleksionist britanik./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë