Loading…
Kritohet ashpër Rita Ora: Hamburgerët janë të mirë por jo kur ke mish në shtëpi..
  • 06/12/2017 | 11:40

...

Rita ora dhe Conor McGregor shfaqen së bashku në ceremoninë ‘Fashion Aweard’. Kjo gjë ka ngjallur reagime të mëdha.


Luftëtari i arteve të përziera u pa dje nën shoqërinë e bukuroshes shqiptare, Rita Ora. Ata u shfaqën duke bërë së bashku edhe ‘selfie’ për të ndarë momentet e bukura që kaluan, transmeton gazetametro.net.

Por, ajo çfarë u vërejt në këtë event ishte Rita dhe Conor të cilët u përqafuan në disa fotografi të tyre, të cilat ylli shqiptar më pas i ndanë në rrjetin e saj social me mbishkrimin “Nata e takimit”.

Këto fotografi nxitën reagime të shumta, janë edhe miq që nuk kanë qendëruar në heshtje.

Artem Lobov, partneri i sparingut i McGregor ka bërë një “tweet” sulmues ndaj Ritës, duke e krahasuar atë me “hamburger” teksa aludoi që McGregor ka “mishin” në shtëpi duke ju referuar të dashurës Dee Devlin.

“Më fal Rita, hamburgerët janë të mirë, por jo kur ke mishin në shtëpi”, u shpreh Lobov në rrjetin social Twitter.

Të tjerët adhurues të McGregor vazhduan me kritikat dhe nuk mirëpritën imazhet duke i quajtur mos respektuese./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë