Loading…
Kriza për rrymë: Brenda një muaji largohen banorët e Shipitullës
  • 27/08/2017 | 20:07

...

Banorët e Shipitullës brenda një muaji do të largohen që t’u lëshojnë udhë ekskavatorëve të KEK-ut që do të nisin mihjen për t’i furnizuar termocentralet me thëngjill.


Vendimi final për shpronësimin e 17 pronave është bërë gati nga Ministria e Mjedisit dhe në fillim të javës dorëzohet në Qeveri për miratim, transmeton gazetametro.net.

KEK-u ka bërë kërkesën për shpronësimin e tërë fshatit, derisa kostoja për shpronësim është tre-fishuar pasi komuna e Obiliqit  nuk ka arritur t’i ndalë ndërtimet pa leje.

Afrim Murati, drejtor për shpronësim në Ministrinë e Mjedisit, thotë se qytetarët është dashur të pranojnë marrëveshjen me KEK-un, pasi e konsideron me të favorshme për banorët sesa shpronësimin me ligj.

Ai thotë se banorët nuk do të fitojnë punësim, pos nëse ketë e fitojnë me gjyq.

“Ligji për shpronësimin e pronës së paluajtshme ofrohet strehimi i përkohshëm, për periudhën 4 mujore, dhe me kalimin e periudhës 4-mujore përfundon procesi”, tha ai për RTK-në.

KEK-u ka ndarë mjetet e nevojshme për zhvendosjen e Shipitullës në vlerë prej 15.5 milionë euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë