Loading…
Kroacia e vendosur për t’i qëndruar në krah Kosovës
  • 13/09/2017 | 15:43

...

Ambasadorja e Kroacisë në Prishtinë, Marija Kapitanoviq, ka rikonfirmuar sot vazhdimin e përkrahjes së fuqishme të shtetit të saj për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, avancimit të proceseve të integrimit euro-atlantike dhe anëtarësimit në organizata rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.


Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi që pati me zëvendëskryeministrin e parë dhe shefin e diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Pacolli ka informuar diplomaten kroate me prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës duke filluar nga përshpejtimi i procesit të liberalizimit të vizave,  përpjekjet diplomatike për rritjen e numrit të njohjeve dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, si dhe fokusim më të madh në diplomacinë ekonomike.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur zotimin dhe vullnetin e dy-anshëm dhe janë pajtuar për ruajtjen, intensifikimin dhe hapjen e urave të reja bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë